10716 Jasper Ave 

Cleveland, Ohio 44111 

216-941-1508

St. E Premte Church

Albanian Orthodox Archdiocese

KOMUNITETI SHQIPTAR I KLIVELANDIT, OHIO 

Migrimi i parë dhe krijimi i Shën e Premtes 

Grupi i parë i madh i shqiptarëve që u vendos në zonën e Klivelandit mbërriti në fillim të viteve 1900. Ky grup ishte kryesisht i besimit ortodoks. Shume nga këto familje të para u vendosën në pjesën jugperëndimore të Klivelandit dhe Linndale kryesisht brenda dhe përreth zones së West 117th Street dhe West Blvd. 

Pasi erdhën në Amerikë dhe shkuan në shkollë për të mësuar gjuhën angleze, si burrat ashtu edhe gratë happen bisnese në zonën perëndimore të Klivelandit. Shumë prej këtyre bizneseve ishin të orientura drejt shërbimit. Përveç punesimit që lidhej me shërbimin dhe biznesin, shume nga burrat shqiptarë punuan edhe në industri, në tregëti ose në hekurudha. Ndërkohe grate kryesisht ishin shtëpiake dhe merrshin me rritjen dhe edukimin e brezit të dyte te shqiptareve amerikanë. 

Në vitin 1938 komuniteti shqiptar vendosi për të blerë një parcelë toke që ndodhej në 10716 Jasper Avenue dhe në vitin 1953 ndertuan dhe themeluan Famullinë e Kishes Ortodokse Shqiptare të Shën E Premtes. Ne vitin 1964 mbasi salla origjinale përdorej edhe si kishë dhe si qender sociale, u be e mundur që kisha të shtohej e të zgjerohej mbi strukturën ekzistuese. Shën e Premtja u bë vendi i takimit për të gjithë shqiptarët e ardhur në Kliveland. Kisha dhe salla e saj vazhdojnë të përdoren edhe sot dhe janë nje qendër për besimtarët e të gjitha feve te komunitetit shqiptar në Kliveland. 

Vala e Dytë dhe e Tretë 

Vala e Dytë e emigranteve shqiptarë të mërguar në Amerikë erdhi gjatë viteve 1945-1960. Ky grup konsistonte nga nje larmi shqiptarësh, të ardhur nga zona te ndryshme të Shqipërise. Shumica dërrmuese ishin myslimanë shqiptarë që kërkonin ti shpëtonin komunizmit. Vala e Tretë e shqiptarëve që erdhën në Amerikë, nga viti 1961 e deri tani, shumica ishin nga zonat shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë kryesisht të besimit mysliman dhe katolik. Pervec vendojes në zonën e Klivelandit, keta emigrantë shqiptarë u vendosen edhe në New York dhe Detroit. 

Krijimi i një komuniteti Krenar dhe Patriot 

Shqiptarët e Klivelandit janë një popull krenar dhe patriot. Shumë shqiptaro-amerikanë shërbyen në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara gjatë Luftes së Dyte Boterore. Pothuajse të gjitha familjet që migruan të parat, kishin familjarët e tyre që shërbyen në Evropë ose në Paqësor gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shumë të rinj shqiptarë morën pjesë në sulmin e Normandisë dhe shërbyen nën udhëheqjen e Gjeneral Patton gjatë gjithe fushatës Evropiane. Shembulli i tyre u vazhdua nga të rinjtë dhe të rejat që shërbyen në Kore, Vietnam, Stuhia e Shkretëtirës dhe gjithashtu luftërat në Irak dhe Afganistan. Ky shërbim ndaj vendit është një dëshmi e shkëlqyer për faktin se edhe pseata ishin me prejardhje shqiptare, ata ndjeheshin amerikanë të vertetë. 

Komuniteti shqiptar i Klivelandit sot ka bërë një përparin të madh duke themeluar Shoqaten Shqiptaro-Amerikane te klivelandit, e cila ndihmon te gjithe emigrantët nga Shqipëria të vendosen në këtë zone. Organizata ndihmon të sapoardhurit për të gjetur punë, për të blerë shtëpi dhe mbështet ata për të gjitha nevojat e tyre arsimore. Shpirti sipërmarrës i emigrantëve të rinj shqiptarë mbetet i forte dhe ata vazhdojnë të krijojne dhe operojne me shpejtësi bizneset në zonen e Klivelandit. Burrat gjithashtu kanë ndjekur gjurmët e valës së parë të emigrantëve duke 

punuar edhe në industri. Gratë që kanë ardhur kohet e fundit janë përfshirë në biznese dhe profesione të ndryshme si: mësuese, llogaritare dhe shumë profesione te tjera të suksesshme. Krenarë për ti shërbyer jo vetëm vendit të tyre, por edhe qytetit të tyre, shume burra e gra shqiptarë punojnë ne fusha të ndryshme sherbimi, si zjarrfikes, sherbim policor, sherbime te urgjencës mjekesore dhe sherbime të sistemeve të sigurisë. 

Megjithëse mund të vecojmë shumë individë dhe familje që kanë kontribuar në suksesin e arritur, në fakt është komuniteti yne ne të tërësi , secili anëtar dhe familje që ka punnuar kolektivisht për të krijuar komunitetin e forte shqiptar qe kemi sot brenda qytetit te Klivelandit. 

Kisha e Shën E Premtes është shumë krenare për të gjitha familjet që përbëjnë komunitetin tone shqiptar dhe jemi veçanërisht krenarë për disa individë shumë të njohur shqiptarë si Nënë Tereza, Peshkopi i ndjerë Nikon i Kishës Ortodokse në Amerikë dhe i ndjeri Kryepeshkopi dhe pushtetari Thefon Noli. 

Komuniteti shqiptar i Klevelandit do të vazhdojë me vetëmohim ti shërbeje zones se Klivelandit ne çdo mënyrë të mundshme dhe me ndihmën e Zotit numri yne do të rritet dhe ne do të punojmë për të mirën e gjithë njerëzve në Kliveland dhe anembanë vendit. Ne jemi krenarë qe jemi amerikanë me prejardhje shqiptare, gjithashtu krenarë që jetojmë ne Kliveland, Ohio, në këtë vend të bukur verior të Amerikes. 

Komuniteti shqiptar I Klivelandit, dhe shqiptarët anembanë Amerikës, kanë treguar se janë biznesmenë të zellshëm, veteranë të nderuar dhe patriotë të vërtetë ndaj idealeve të Amerikës. Ata u kanë siguruar fëmijeve mundësi dhe mirëqënie që vetëm Amerika mund t'ju ofrojë dhe kanë dhënë prova se e duan vendin e tyre të ri, duke ruajtuer në të njëjtën kohe dashurinë për prejardhjen e tyre shqiptare.tt